Vetëm dy udhëheqës shqiptarë në ARM

Maqedonia

Vetëm dy udhëheqës shqiptarë në ARM

Më: 5 janar 2017 Në ora: 12:24
Armata e Republikës së Maqedonisë

Përfaqësim minimal i shqiptarëve edhe në udhëheqësinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë. Shqiptarët janë të diskriminuar edhe në këtë institucion, ku numri i të punësuarve, në postet udhëheqëse është shumë i ulët. Nga të gjitha postet udhëheqëse në shtatmadhorinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë, vetëm dy drejtohen nga përfaqësues shqiptarë, ai i zëvendësit të komandantit të shtatmadhorisë dhe shefi i sektorit për financa dhe buxhet. Nga 9 sektorët për mision dhe detyra vetëm njëri drejtohet nga shqiptar.

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit nuk ka një raport të veçantë se sa është përqindja e përfaqësuesve të shqiptarëve në këtë institucion.

Në pyetjen me shkrim drejtuar ARM-së se pse është i ulët përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion dhe a kanë në plan që ta ndryshojnë atë në të ardhmen, ata u përgjigjen se për këtë çështje duhet t’i drejtohemi Ministritsë së Mbrojtjes.

“Në pajtueshmëri me kompetencat dhe dispozitat e nenit 20 të Ligjit të mbrojtjes dhe nenit 13 nga Ligji për shërbim, Ju udhëzoj që t’i drejtoheni Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga ARM-ja.

Pyetjet e njëjta ua kemi drejtuar edhe ministrisë së lartpërmendur, nga ku thonë se Ministria e Mbrojtjes gjatë punësimit çdo herë është nisur në pajtueshmëri me principin e përfaqësimit të drejtë etnik.

“Nuk mund të pajtohemi me ju se përfaqësimi i personave nga përkatësia etnike shqiptare është e ulët në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë. Pretendimin tonë do ta vërtetojmë edhe me numra. 22,49% nga ushtarët profesional, 21,38 % nga nënoficer dhe 12,32% nga oficerë në Armatën e Republikës së Maqedonisë janë shqiptarë. Gjithsej 19,84% nga pjesëtarët e ARM-së janë nga përkatësia etnike shqiptare”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga kjo ministri më tej thonë se për rritjen e përqindjes së personave nga përkatësia etnike shqiptare duhet kohë, duke paraqitur si pretekst trajnimin e nënoficerëve si dhe përfundimin e akademisë ushtarake për oficerët. Edhe përkundër dallimit të konsiderueshëm në shifrat e të punësuarve si dhe në pozitat udhëheqëse, nga kjo ministri pretendojnë se janë çdoherë të kujdesshëm në avancimin dhe përfaqësimin e të gjitha etniteteve në vend.

“Në aspektin e funksioneve udhëheqëse në Ministrinë dhe ARM-në gjendja është si në vijim. Nga 8 gjeneral aktiv në ARM, dy janë nga përkatësia etnike shqiptare. Përkrah zëvendës ministrit për mbrojtje, nga 10 këshilltarë shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes 3 kanë shqiptar”, thonë gjithashtu nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas tyre, përkatësia e etnitetit, së bashku me kushtet si përvoja e punës dhe arsimimin e nevojshëm është marrë parasysh edhe në avancimin e administratorëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat