Dnevnik: Nuk do të ketë takim mes liderëve shqiptarë për vulosje të platformës së përbashkët

Maqedonia

Dnevnik: Nuk do të ketë takim mes liderëve shqiptarë për vulosje të platformës së përbashkët

Më: 3 janar 2017 Në ora: 22:27
Takimi i Edi Rames me partite shqiptare

Gazeta maqedonase “Dnevnik” duke u thirrur në burimet e saj njofton se nuk do të ketë takim mes liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, për vulosjen e platformës së përbashkët për të cilën ranë dakord në takimin në Tiranë.

“Dnevnik” gjithashtu potencon se në vend të platformës së përbashkët të partive shqiptare, për të filluar bisedimet për formimin e Qeverisë me partitë maqedonase, ata do të nënskruajnë një dokument zyrtarë për të filluar bisedimet për platformë të përbashkët.

Sipas “Dnevnik” edhe përkundër paralajmërimeve nga ana e BDI-së se do të ketë edhe një takim në të cilin do të marrin pjesë të gjithë liderët shqiptarë që kanë fituar mandate, një takim të tillë nuk do të ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat