MPJ: Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie miqësore shumë të afërta

Maqedonia

MPJ: Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie miqësore shumë të afërta

Më: 3 janar 2017 Në ora: 18:45
Ilustrim

Pas deklarimit të mbrëmshëm të shefit të diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, se Serbia ka gabuar që ka pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, sot ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ). Në reagimin e MPJ thuhet se Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të afërta dhe të thella miqësore dhe sipas MPJ-së, nuk është e rastësishme që qytetarët e dy vendeve kanë ndjenja pozitive për finjët nga ana tjetër.

“Politikanëve ju mbetet vetëm që të thellojnë marrëdhëniet e tyre historike, dhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë duhet të jenë përgjegjës që të mos e prishin miqësinë midis Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo duhet të vlejë edhe për kushtet kur është e atmosferë e nxehtë për votimin për hyrjen e Kosovës në UNESCO”, thonë nga MPJ.

Diçiqi tha se do të menaxhojë politikë të reciprocitetit, por kjo nuk do të thotë se do të ndërmarrë diçka bilaterale kundër dy vendeve. Ai tha se Beogradi në marrëdhëniet bilaterale me Shkupin do ta përdorë emrin kushtetues të Maqedonisë, por në marrëdhëniet multilaterale do ta përdorë emrin i cili përdoret nga BE dhe Kombet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat