Shehtanski: MJP duhet të reagojë ndaj takimit të partive shqiptare me Edi Ramën

Maqedonia

Shehtanski: MJP duhet të reagojë ndaj takimit të partive shqiptare me Edi Ramën

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 11:06
Vanço Shehtanski

“Koordinimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me partitë politike shqiptare në Maqedoni është provokim dhe mesazh i qartë anti-maqedonas”, kanë thënë nga partia TMRO për takimin e liderëve të partive shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Edi Rama.

Kjo parti i bën thirrje ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, të reagojë me notë protestuese ndaj përzierjes së Republikës së Shqipërisë në punët e brendshme të Maqedonisë, që sipas tyre bën ndarje politike në vend.

“Prokuroria Publike dhe sigurimi shtetëror, si organe legjitime duhet të reagojnë dhe ta dënojnë këtë konsultim joligjor të kryetarëve të partive politike në Maqedoni me shtete të huaja”, deklaroi kryetari i TMRO, Vanço Shehtanski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat