Qytetarët e Maqedonisë shfrytëzojnë disa burime për një ngjarje

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë shfrytëzojnë disa burime për një ngjarje

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 17:45
Ilustrim

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk pranojnë informacione nga një burim dhe informohen për ngjarjet e njëjta nga media të ndryshme. Ky është një prej konkludimeve që rrjedh nga hulumtimi për arsimin medial të qytetarëve të Maqedonisë të punuar në kuadër të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele.

Agjencia për media sot promovoi edhe një spot për arimin medial, i cili nesër duhet të transmetohet në televizionet kombëtare.

Në seancën e sotme publike të Agjencisë për mediat, drejtori Zoran Trajçevski i prezentoi aktivitetet që u realizuan në katër muajt e fundit nga viti 2016.

Në takimin e sotëm të katërt publik të Agjencisë për shërbime mediale gjithashtu u prezentua hulumtimi për televizionin dhe personat me nevoja të veçanta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat