Ademi: Të fokusohemi në reforma dhe kthim të vendit drejt rrugës euroatlantike

Maqedonia

Ademi: Të fokusohemi në reforma dhe kthim të vendit drejt rrugës euroatlantike

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 18:01
Arbër Ademi

Arbër Ademi nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka qenë pjesëmarrës në ndarjen e vërtetimeve për deputetët e ri nga ana e KSHZ-së. Ai tha është momenti që politikanët të fokusohen në reforma dhe kthim të vendit në rrugën euroatlantike.

“Gjithë duhet të fokusohemi në procesin e reformave që vendi të rikthehet në rrugën euroatlantike, ndërsa nga Kuvendi dhe Qeveria pres që të punojnë në të mirë të gjithë qytetarëve”, tha mes tjerash Ademi.

Sipas tij Kuvendi duhet të formohet më së voni deri më 31 dhjetor që të jetë në përputhje me afatet ligjore, dmth 20 pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat