Atmosferë jo festive në Maqedoni për festat e fundvitit

Maqedonia

Atmosferë jo festive në Maqedoni për festat e fundvitit

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Ilustrim

Ndonëse vetëm disa ditë na ndajnë nga ndërrimi i motmoteve, rrugëve të qytetit pothuajse nuk ndjehet atmosferë festive. Këtë e dëshmojnë edhe qytetarët që anketoi Alsat-M të cilët thonë se situata e tillë vjen si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë së lartë.

Edhe përfaqësuesit e agjencive turistike ankohen për mos interesim të qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit. Sipas tyre, ky vit do të mbahet mend për mos shitje të prenotimeve turistike për Vitin e Ri.

Për pritjen e Vitit të Ri, agjencitë turistike për një person ofrojnë prenotime me çmime të ulëta duket filluar nga 99 euro deri 125 euro. Në të gjitha këto përfshihet transporti vajtje-ardhje, akomodimi në hotel dhe pritja e Vitit të Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat