Shefi i CIA-s në Tiranë: CIA e brengosur për kontaktet e Rusisë me elitën politike në Maqedoni

Maqedonia

Shefi i CIA-s në Tiranë: CIA e brengosur për kontaktet e Rusisë me elitën politike në Maqedoni

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 19:01
John Brennan

Vizita e beftë e shefit të CIA-s në John Brennan në Tiranë dhe rangu i takimeve të tij ngjalli mjaft kërshëri në kryqyetin shqiptar të pamësuar me ngjarje të tilla. Pak ditë më vonë është vetë kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika që ka treguar prapaskenën e vizitës së tij në Shqipëri duke e drejtuar gishtin nga Rusia dhe agjentët e saj në Shqipëri.

Në mesazhin e urimit për punonjësit e shërbimit inteligjent shqiptar me rastin e festave të fundvitit, Visho Ajazi Lika është shprehur ndër të tjera ka falenderuar stafin e SHISH për luftën kundër terrorizmit dhe angazhimit të treguar në fushën gjeostrategjike kundër spiunazhit rus, i evidentuar me prezencën e tij të shtuar në vendet e rajonit.

Shqetësim i ngritur gjatë diskutimit ka qenë ardhja në pushtet e kandidatëve prorusë, si në Bullgari, edhe Moldavi, kontaktet e Rusisë me elitën politike në Maqedoni, transmeton Gazeta Lajm.

Po ashtu, mbështetja që po i jep Rusia Serbisë në armatimin me teknologji ushtarake të fjalës së fundit.

Gjatë takimit mes Ajazit dhe Brennan është vënë në pah suksesi dhe bashkëpunimi që SHISH ka pasur me CIA-n në luftën ndaj rrezikut islamik dhe ndikimit rus. Rreziqe që për Shqipërinë dhe Ballkanin i ka ngritur Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Berlin.

Fjala e Visho Ajazi Likës

Të nderuar kolegë dhe kolege të SHISH; Me rastin e festave të fundvitit 2016, ju uroj Gëzuar, mbarësi, shëndet e lumturi mes kolegëve dhe në familjet tuaja! Gjithashtu, ju uroj suksese të mëtejshme në realizimin e detyrave në shërbim të Shtetit dhe vendit tonë.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time për të gjithë punonjësit, burrat e gratë, për gatishmërinë, kontributin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave të ngarkuara nga ligji dhe nga Prioritetet e Qeverisë për vitin 2016″Sukseseve të këtij viti u janë shtuar edhe dy ngjarje domethënëse për një Shërbim Informativ.

Dekorimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), me datën 04.07.2016nga Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Bujar Nishani, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, të cilën e kemi njoftuar zyrtarisht më parë.

Vizita e suksesshme zyrtare në SHISH; e datës 06.12.2016, në përgjigje të ftesës së Drejtorit të SHISH z. Visho Ajazi Lika; e Drejtorit të Agjencisë Qëndrore të Zbulimit të SHBA (CIA), z. John O. BRENNAN, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të agjencisë së tyre. Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një takim kokë më kokë midis dy Drejtorëve të Shërbimeve, takime mes delegacioneve respektive si dhe një takim 2 me stafin drejtues të SHISH.

Takimet e zhvilluara u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit miqësor. Me këtë rast rishpreh edhe një herë konsideratën dhe mirënjohjen time për profesionalizmin e objektivitetin e treguar dhe punën që keni kryer 3 gjatë këtij viti.

Kjo më bën të ndihem edhe më optimist, pasi shikoj dhe konstatoj tek ju gatishmëri, përkushtim, dashuri për profesionin, etj. Këto përbëjnë bazë solide për arritje rezultatesh të larta, në luftën kundër çdo veprimtarie që cënon sigurinë kombëtare.

Duke ju përgëzuar për punën dhe përpjekjet e vitit 2016″>2016, për kontributin tuaj në forcimin e mëtejshëm të kohezionit ndërinstitucional shqiptar, dhe rritjen e reputacionit ndërkombëtar të institucionit tonë; shpreh bindjen se veprimtaria e SHISH, edhe gjatë vitit 2017, do të vazhdojë me modesti, por pa u lëkundur, në përmbushjen e pritshmërive që rrjedhin nga misioni i tij ligjor. Përzemërsisht uroj që, të kaloni të gëzuar Festat, dhe në lumturi me familjet, miqtë dhe shoqërinë tuaj. Urime të përzemërta dhe të sinqerta!

D R E J T O R I

VISHO AJAZI LIKA D. V.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat