Përfundon konferenca e NATO-s, Veliçkovski takohet me gjeneralë të njohur të aleancës

Maqedonia

Përfundon konferenca e NATO-s, Veliçkovski takohet me gjeneralë të njohur të aleancës

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 17:34
Metodija Veliçkovski

Delegacioni i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) i udhëhequr nga gjenerali, Metodija Veliçkovski, sot kanë mbaruar pjesëmarrjen në konferencën e NATO-s për shefat e transformimit.

Siç njoftuan nga zyra e gjeneralit të ARM-së, njëra nga qëllimet kryesore të kësaj konference të NATO-s ka qenë edhe pajtimi për proceset e transformimit të armatave të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe thellimi i bashkëpunimit mes tyre.

Për gjatë kohës së konferencës, gjenerali Veliçkovski ka realizuar takim me gjeneral dhe udhëheqës të pozicioneve të larta nën komandën e NATO-s, duket shkëmbyer mendime dhe përvoja si dhe ka treguar për zhvillimin dhe gjendjen e ARM-së.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 600 përfaqësues nga 28 vende anëtare të NATO-s dhe 24 vende partnere të saj, komandant të NATO-s dhe përfaqësues të industrisë së luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat