Ostreni: Qeveri të mos bëjnë personat që hetohen nga Specialja

Maqedonia

Ostreni: Qeveri të mos bëjnë personat që hetohen nga Specialja

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 09:36
Gëzim Ostreni

Gëzim Ostreni, kryetar i partisë Uniteti, pjesë e koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët”, deklaron për 24Vesti se nuk mund të bëjnë qeveri njerëzit të cilët janë të përfshirë në hetimet e Prokurorisë Speciale Publike.

Sipas tij, kjo vlen edhe për OBRM-PDUKM-në, por edhe për BDI-në. Sipas tij, më së miri do të ishte që PSP-ja të ofrojë një listë emrash, se kush nuk mund të jetë pjesë e qeverisë, e më pastaj të tentohet të krijohet një koalicion i gjërë.

Ostreni ka theksuar edhe njëherë se dygjuhësia e plotë është linja e kuqe, ose ASH-ja mbetet në opozitë. Ai ka bërë të ditur se tani për tani askush nuk i ka kontaktuar për bisedime të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat