Çfarë fature do t’i porosisin partitë shqiptare Gruevskit?

Maqedonia

Çfarë fature do t’i porosisin partitë shqiptare Gruevskit?

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 11:11
Fatura drejtuar Gruevskit

Projeksionet mandatare të partive politike si duket asnjëra nuk e ka legjitimitetin për ta formuar Qeverinë e re. Sipas KSHZ-së, mandatet e partive politike ende ngelin kështu. OBRM-PDUKM (51 deputetë), LSDM (49), BDI (10), Lëvizja Besa (5), Aleanca për Shqiptarët (3) dhe PDSH (2). Analistët në një emision të Nova flasin rreth faturës se çfarë do të porosisin partitë shqiptare Gruevskit.

Para OBRM-PDUKM qëndron një sfidë e madhe për formimin e qeverisë, ku në ndërkohë thuhet se ata do të jenë mandatarët.

Çfarë do të jetë skenari, nëse OBRM dhe BDI formojnë qeverinë. Do të duhet që Ali Ahmeti të vijë çdo ditë në Parlament për të votuar ndonjë ligj.

Nga ana tjetër, në qoftë se ka një mundësi koalicionimi OBRM-PDUKM me partitë e tjera shqiptare, do të jetë e vështirë për të përmbushur të gjitha kushtet që ata kërkojnë.

Cilat janë mundësitë e LSDM-së për të formuar një qeveri dhe nëse pas kësaj atmosferë të tensionuar zgjedhore vijon pranverë demokratike në parlament?. Për këto flasin analistët Albert Hani dhe Denko Malevski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat