Njësite speciale dhe autoblinda në fshatrat e Likovës

Maqedonia

Njësite speciale dhe autoblinda në fshatrat e Likovës

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 15:29
Njesia Speciale e Maqedonisë

Prani e madhe e njësiteve speciale dhe policisë në fshatrat e Komunës së Likovës ka vërejtur sot media, ndërsa të shoqëruar edhe me autoblinda, policë dhe pjesëtarë edhe të Njësitit për Intervenim të Shpejtë nga Shkupi po lëvizin fshat më fshat në këtë komunë.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka përsëritur se për parregullsi zgjedhore, janë paraparë dënime me burg, të cilat mund të jenë prej 3 deri 5 vjet. Sipas nenit 158 të Kodit Zgjedhor, ai i cili përdorë forcë për të pamundësuar ose ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve, parashihet dënim me së paku tre vjet burg.

Ndërsa sipas nenit 160, nëse anëtarë i organeve zgjedhore përdorë forcë për ndalimin e procesit zgjedhor, do të dënohet me pesë vjet burg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat