Trajanov: Më 11 dhjetor populli sjell vendim që ”të jeshë apo të mos jeshë”

Maqedonia

Trajanov: Më 11 dhjetor populli sjell vendim që ”të jeshë apo të mos jeshë”

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:06
Pamje nga tubimi

Lideri i Lidhjes Demokratike, Palve Trajanov, që është pjesë e Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi, porositë se më 11 dhjetor populli sjell një vendim, që është ”të jesh apo të mos jeshë”.

Trajanov thotë se e ardhmja e Maqedonisë është rrezikuar, ndërkaq ballafaqohemi me sfida serioze, ndërkaq nga ne pritet që të marrim përgjegjësi, duke theksuar se ai dhe Koalicioni që Lidhja Demokratike e drejton, janë përcaktuar fuqishëm për ndryshime, si një kusht i rëndësishëm për stabilitet, sundim të ligjith dhe qeverisje të përgjegjshme.

Më tej, Trajanov thotë se Gruevski duhet të jepp llogari për shkelje të të drejtave themelore të njeriut, shkelje të privatësisë, falsifikim të vullnetit të votuesit, për vjedhje të popullit, për mërgimin e 600 mijë të rinjve dhe të kuadrove më profesional.

Trajanov paralajmëron pesë pika për qeverisje, nëse e merr pushtetin: ndryshime sistemore, masa kundër krimit, zhvillim ekonomik, anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe reforma në sistemin gjyqësor të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat