BDI: Të unifikohet vota shqiptare

Maqedonia

BDI: Të unifikohet vota shqiptare

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 16:29
BDI

Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Forumi i Gruas sot nga Çairi kërkuan që të mos përçahet vota shqiptare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti.

“Sot gjendemi në pragun e një nga zgjedhjet më të rëndësishme për Shqiptarët në Maqedoni. Vota shqiptare është nën rrezikun e shpërndarjes. Partitë e reja politike nuk kanë kapacitet të mbërrijnë vende deputetësh. Vota për to do të zvogëlojë numrin e përgjithshëm të deputetëve shqiptarë dhe do të rrisë numrin e atyre maqedonas. Kështu do të prishet proporcioni i  marrëdhënieve ndëretnike të cilat sigurojnë përparim për Shqiptarët”, tha Amella Cana, kryetarja e Forumit të Gruas, në Çair.

“Vota Shqiptare, sidomos vota e Shqiptarëve të rinj, në ditën e zgjedhjeve, nuk duhet të mbesë në shtëpi e nuk duhet te digjet në partitë e vogla. Çdo votë duhet të ketë vlerë shqiptare dhe të ketë mundësinë të shkojë drejt zgjedhjes së një deputeti. Çdo votë shqiptare duhet të sjellë ndikim të vërtetë për shqiptarët. Çdo votë shqiptare duhet të përkthehet në zë shqiptar në parlamentin e ardhshëm, dhe në mundësi më të madhe për realizimin e interesave shqiptare” u shpreh Kushtrim Alla.

Zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor, këtë të dielë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat