Një njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni lidhur me zgjedhjet

Maqedonia

Një njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni lidhur me zgjedhjet

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 10:05
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

”Më 11 dhjetor në Maqedoni do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe pse zgjedhjet deri tani kanë qenë të qeta, ka mundësi të shfaqen probleme lidhur me zgjedhjet. Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni i porosit qytetarët e saj që janë në Maqedoni që të ikin nga hapësira ku ka tubim të qytetarëve për të protestuar apo për ndonjë arsye tjetër. Apelojmë qytetarët tanë që të dëgjojnë informacionet e dhëna nga autoritet lokale dhe të kenë kujdes.” shkruan në mes tjerash në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat