Saveski: Papunësia është problemi kryesor i Maqedonisë

Maqedonia

Saveski: Papunësia është problemi kryesor i Maqedonisë

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 15:50
Zdravko Saveski

Bartësi i listës së kandidatëve të partisë ”E Majta”, Zdravko Saveski, ka bashkëbiseduar me banorët e Manastirit, nga ku ka kërkuar respektimi i të drejtave të punëtorëve.

Ai kërkon që të sigurohet një punë e dinjitetshme për një jetë cilësore, ndërkaq problem kryesor për shtetin e konsideron papunësinë.

Saveski paralajmëroi se pas zgjedhjeve, E Majta do ta shfuqizojë kufirin artificial ndërmjet kërkuesve aktiv dhe pasiv të punës, do ta pengojë fshirjen e personave të papunë të evidentuar, për të ditur saktë se sa të papunë janë në vend, si edhe t’u sigurohet e drejta e statusit të personit të papunësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat