Sela: Ca lëvizje e kanë humbur rrugën në lindje

Maqedonia

Sela: Ca lëvizje e kanë humbur rrugën në lindje

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:16
Ziadin Sela

Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH dhe pjesëtar i koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët”, Ziadin Sela në Debresh të Gostivarit ka folur për pozicionimin e partive shqiptare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

”Disa thonë se lëvizjet e reja po përçajnë votën shqiptare. Realisht vetëm dy janë, se Aliu me Menduhin bashkë janë, edhe me Nikolla Gruevskin. Ndërsa opcioni i dytë, i cili do t’i fitoj zgjedhjet është ‘Aleanca për Shqiptarët. Ka ca lëvizje tjera që e kanë humbur rrugën diku në lindje dhe ata nuk kanë vënd në mesin e shqiptarëve. Këtë shqiptarët do ta dëshmojnë më 11 dhjetor.” tha Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat