KSHZ: Lista e votuesve në Maqedoni do të përmbajë edhe fotografinë e votuesit

Maqedonia

KSHZ: Lista e votuesve në Maqedoni do të përmbajë edhe fotografinë e votuesit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:25
Ilustrim

Në prag të zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 11 dhjetorit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka dalë me një njoftim në lidhje me përgatitjet për procesin zgjedhor.

Sipas tyre, janë marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për të respektuar të gjitha afatet për zbatimin e zgjedhjeve, si edhe masat teknike-organizative për pengimin e parregullsive të mundshme.

Ljupka Guguçevska bëri të ditur se listat votuese dhe certifikatat e listës zgjedhore janë në fazë përgatitore për t’u shtypur. Për herë të parë, në certifikatat e listës zgjedhore dot ë ketë edhe fotografi të votuesit, të ngjashme me atë të letërnjoftimit ose ndonjë dokumenti udhëtimi.

Që nga fillimi i fushatës zgjedhore, KSHZ-ja ka hapur linjë telefonike falas 0800 555 44 për qytetarët, që të paraqesin parregullsi të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat