Trajanov: Qëllimi ynë, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Maqedonia

Trajanov: Qëllimi ynë, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 10:01
Pamje nga takimi

Koalicioni për drejtësi dhe ndryshime i prezantoi në qytetin e Kavadarit, pikat e programit politik për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare.

Me këtë rast, Pavle Trajanov tha se janë përcaktuar fuqishëm se interesi strategjik kombëtar e shtetëror është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet, por pa e ndryshuar emrin kushtetues. Ai gjithashtu tha se synimi i tyre është që rroga minimale të jetë 300 euro, ndërkaq orari i punës të fillojë në ora 7.

Edhe ky koalicion premton heqjen e taksës radiodifuzive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat