Sheqerinska: “REK Bitola” do të vazhdojë me punë dhe nuk do të ndot ajrin

Maqedonia

Sheqerinska: “REK Bitola” do të vazhdojë me punë dhe nuk do të ndot ajrin

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 20:05
Radmilla Sheqerinska

Bartësja e listës së deputetëve, në njësinë e pestë zgjedhore, nga LSDM-ja, Radmilla Sheqerinska, sot ka mbjatur një konferencë për shtyp, në të cilën mes tjerash ka folur edhe për ndotjen e ajrit në Manastir.

“Unë së bashku me kolegët e mi, ju sigurojmë se “REK Bitola” do të vazhdojë me punë dhe do të vazhdojë të prodhojë energji për Maqedoninë, por gjithashtu ajo do të ndaloj të helmojë qytetarët e Manastirit, për shkak se do të ndërmarrim masa për mosndotjen e ajrit nga “REK Bitola”, deklaroi mes tjerash Sheqerinska.

Ajo gjithashtu ju bërë thirrje qytetarëve të votojnë LSDM-në, dhe të dënojnë kriminelët që janë në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat