Ambasada Ruse: Falë Artan Grubit kemi marrë vesh për ndikim të forcave euroaziatike në Maqedoni

Maqedonia

Ambasada Ruse: Falë Artan Grubit kemi marrë vesh për ndikim të forcave euroaziatike në Maqedoni

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:37
Ambasada e Federatës Ruse në Shkup

Ambasada e Federatës Ruse në Shkup ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Artan Grupit, kandidat i BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Në reagimin e ambasadës thuhet se falë deklaratës së tij,  kanë marrë vesh për ”ndikim të forcave euroaziatike në Maqedoni, të cilat kanë dashur të krijojnë probleme sigurie dhe t’i destabilizojnë vendin dhe rajonin.”

Për ambasadën, është simpomatike mospërmendja e fakteve konkrete nga ana e Artan Grubit, që do ta mbështetnin tezën e tij, duke u thirrur vetëm në ”hulumtime politike” të pasaktësuara.

Zëdhënësi i ambasadës, Stanislav Lupin konsideron se deklarimet e tilla, si të Artan Grubit, kanë për qëllim ta tërheqin vëmendjen e opinionit në drejtim të kundërt me të vërtetën se kush përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, që sipas Lupin, janë vende nga Perëndimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat