Këshilli gjyqësor të hënën do e zgjedh “kryetarin në detyrë” të Gjykatës Themelore – Shkupi 1

Maqedonia

Këshilli gjyqësor të hënën do e zgjedh “kryetarin në detyrë” të Gjykatës Themelore – Shkupi 1

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 19:53
Ilustrim

Në seancën e Këshillit gjyqësor të hënën, do të vendoset se kush do e ushtrojë funksionin e kryetarit në detyrë të Gjykatës Themelore – Shkupi 1, duke pasur parasysh se mandati i kryetarit aktual Vlladimir Pançevski, përfundon të dielën.

Siç po shkojnë punët, Pançevski ka pak shanca të vazhdojë ta kryejë funksionin e kryetarit, për shkak se në krahasim me dy kandidatët tjerë ka vlerësim më të ulët, si pasojë e padive që janë ngritur ndaj tij.

Kandidatë tjerë për vendin e kryetarit gjithashtu janë edhe Ivan Xholev dhe Vlladimir Tufegxhiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat