Mbi 6 mijë vende të lira të punës në tremujorin e tretë

Maqedonia

Mbi 6 mijë vende të lira të punës në tremujorin e tretë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:59
Ilustrim

Në tremujorin e tretë të këtij viti në Maqedoni janë të lira 6.200 vende të punës. Pjesa më e madhe janë në industrinë përpunuese, 2.134, dhe në tregtinë me shumicë 1.033. Sipas të dhënave të publikuara të Entit shtetëror të statistikave, numri i vendeve të plotësuara të punës në vend paraqet 481.196.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 1.729, ku shkalla e vendeve të lira të punës paraqet 2,72 për qind, ndërsa më e vogël në sektorin Furnizim me ujë, mënjanim të ujërave mbetëse, menaxhim me mbeturina dhe veprimtari për sanim të mjedisit, tek të cilat paraqet 0,21 për qind.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës ka në ndërmarrjet tëp cilat kanë ndërmjet 10 dhe 49 të punësuar, 1890. Në ato prej 50 deri 249 të punësuar ka 1.592 vende të lira të punës, tek të mëdhatë me mbi 250 të punësuar ka 1.733 vende dhe tek të voglat prej 3 deri 9 të punësuar ka 985 vende të lira të punës.

Sipas rajoneve, në atë të Shkupit ka 2.799 vende të lira të punës, në atë të Vardarit 614, Lindor 457, Jugperëndimor 340, Juglindor 747, të Pellagonisë 909, të Pollogut 120, Verilindor 215 vende të lira të punës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat