Sijarto: Maqedonia tashmë është dashur të jetë anëtare e NATO-s

Maqedonia

Sijarto: Maqedonia tashmë është dashur të jetë anëtare e NATO-s

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:06
Peter Sijarto dhe Nikolla Poposki

Në BE vitin e kaluar pati gjendje jologjike. Kur pritej nga vendi i cili nuk është anëtar i BE-së që ta sigurojë zonën e shengenit nga refugjatë të cilët hyjnë në BE duke ardhur nga një vend anëtar i Unionit, e më pas kalojnë nëpër vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa nga ana tjetër BE-ja nuk është e gatshme të fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë. Kjo thjeshtë nuk është e pranueshme, tha sot në konferencën në Shkup ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto pas takimit me nikoqirin e tij, Nikolla Poposki.

“Është argëtuese të thuhet se Maqedonia sipas profesionit është kandidate, por Maqedonia para së gjithash është vend të cilin duhet ta respektojmë së bashku me popullin e Maqedonisë dhe arritjet e saj në këtë pikëpamje. për këtë arsye, si hungarezë do të insistojmë në fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në sa më shpejtë të jetë e mundur. E dimë se ka një vend fqinj i cili sigurisht do të vendosë veto. Konsideroj se çështjet bilaterale gjithsesi duhet të tejkalohen, por nuk konsideroj se ato janë argumenti adekuat për t’u shfrytëzuar bllokimi i fillimit të negociatave për anëtarësim. Për këtë arsye kërkojmë nga të gjithë miqtë të mos vendosin veto për fillim të negociatave të Maqedonisë”, tha Sijarto.

Ai theksoi se Maqedonia tashmë është dashur të jetë gjatë kohë anëtare e NATO-s, ndërsa negociatat për anëtarësim në BE tashmë duhej të jenë të filluara që para shumë viteve. Maqedonia, theksoi, se kontribut të rëndësishëm në raport me aktivitetet e NATO-s, është edhe një nga vendet më të rëndësishme pjesëmarrëse të cilat nuk janë anëtare të NATO-s dhe Aleanca duhet shumë më tepër ta respektojë atë dhe ta ketë parasysh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat