OBRM-Popullore: Ndërrimi i territoreve paraqet zgjidhje civilizuese të konflikteve

Maqedonia

OBRM-Popullore: Ndërrimi i territoreve paraqet zgjidhje civilizuese të konflikteve

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 21:44
Ljupço Georgievski

OBRM-Popullore, me marrjen e lajmit për ndryshime të territoreve në mes Belgjikës dhe Holandës, njoftuan se kjo paraqet mënyrë civilizuese për zgjidhjen e problemeve, dhe se një gjë e tillë do të duhej të kishte ndodhur në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë për tejkalimin e konfliktit të viti 2001.

“Presim që në të ardhmen të zbatohen të njejtat parime për të zgjidhur sa më shpejtë problemet dhe mosmarrëveshjet mbi ndarjet territoriale, të cilat sjellin deri tek konfliktet ushtarake, që mund të jenë fatale për sigurinë dhe stabilitetin e paqes në rajon dhe botë”, theksoi Ljupço Georgievski, kryetar i OBRM-Popullore.

Nga partia e ish kryeministrit, aludojnë në konfliktin e vitit 2001, kur ekzistonte ideja për ndryshime territoriale ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, për tejkalimin e konfliktit, por ajo hasi në reagim të ashpër nga ana e opinionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat