Djali i kryeministrit të parë në Maqedoni pranon fajësinë për ilaçet e shpërndara në mënyrë të paligjshme

Maqedonia

Djali i kryeministrit të parë në Maqedoni pranon fajësinë për ilaçet e shpërndara në mënyrë të paligjshme

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 10:18
Ljudmill Kljusev, djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikolla Kljusev

Ljudmill Kljusev, djali i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikolla Kljusev, para Gjykatësit së Rrethit, Allvin Thompson në Hartford është deklaruar si fajtorë për shpërndarjen e paligjshme të lëndëve narkotike, si dhe kryerjen e mashtrimeve me kujdesin shëndetësor, thuhet në një deklaratë të “Meta” nga Ministria e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe deklaratave të dhëna në gjykatë, Kljusev, i cili ka një Zyrë psikiatrike në Milford, ka shkruar barnat “Adderall” dhe “Zaneks” pacientëve të cilët për recetat kanë paguar me para në dorë.

“Hetimi, i cili përfshin dëshmitarë konfidencial dhe policë të detyrës së fshehtë të cilët janë prezantuar si pacient, zbuluan se Kljusev ka përshkruar barnat pa një ekzaminim të plotë mjekësor të pacientëve, ka përshkruar recetat pa konfirmimin e gjendjes që kërkon trajtim medicinal me këto barna dhe ka dhënë receta në këmbim të parave të pacientëve që kanë shënuar abuzimin e drogës dhe sjelljeve problematike. Ai gjithashtu i ka urdhëruar punonjësit e tyre për të nënshkruar receta nga ai, kur ai ishte jashtë vendit. Në vitin 2014 dhe 2015, Kljusev ka faturuar në mënyrë të paligjshme nga siguruesit shëndetësorë privat rreth 76,983 dollarë për kryerjen e shërbimeve mjekësore, kur ai ishte jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

Kljusev është deklaruar fajtor se ka pasur qëllim të shpërndajë lëndë narkotike, e cila mbart një dënim maksimal prej 20 vitesh për mashtrim në kujdesin shëndetësor ku është e parashikuar një dënim maksimal prej 10 viteve. Kljusev është në paraburgim, pasi ai arrestua më 12 nëntor 2015.

Kljusev ka rënë dakord që t’i merret ordinanca. Nga zyra e tij në ditën e arrestimit policia konfiskoi 173,095 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat