Coffey: Maqedonia duhet të pranojë anëtarësimin në NATO nën referencën IRJM

Maqedonia

Coffey: Maqedonia duhet të pranojë anëtarësimin në NATO nën referencën IRJM

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:47
Luke Coffey

Luke Coffey nga fondacioni amerikan Heritage, deklaron se administrata e presidentit Donald Trump do të interesohet më shumë për gjendjen në Ballkan, krahasuar me atë të presidentit Obama.

Ai thotë se në Maqedoni nuk duhet të ketë shqetësime për emërimin e një personi me prejardhje greke në Shtëpinë e bardhë, pasi që të tillë ka patur edhe në administratat e mëhershme.

Sipas tij, ”nëse SHBA-të bëjnë trysni ndaj Greqisë për ta lejuar Maqedoninë të bashkohet në NATO nën referncën IJRM, kjo do të jetë një përmirësim i konsiderueshëm. Shpresoj se kushdo që të jetë në Shtëpinë e bardhë, do ta shqyrtojë situatën në mënyrë objektive dhe do ta kuptojë se për të mirën e Aleancës dhe rajonit, është me rëndësi që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s. Nga ana tjetër, Maqedonia do të duhet të pranojë anëtarësim në NATO, sipas referencës, në pajtim me Marrëveshjen e përkohshme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat