Georgievski: BE dhe NATO janë më të rëndësishmet për Maqedoninë

Maqedonia

Georgievski: BE dhe NATO janë më të rëndësishmet për Maqedoninë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 20:49
Ljupço Georgievski

Koalicioni “OBRM për Maqedoninë” sot në një konferencë për shtyp prezentoi pjesë nga programi i tyre me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Për liderin e OBRM-Popullore, Ljupço Georgievski, më të rënddësishme për Maqedoninë janë integrimet në BE dhe NATO, të cilat paraqesin siguri për vendin.

“Askush nga partitë kryesore në këtë fushatë nuk flet për integrimet në NATO dhe BE. Kjo do të thotë se ata nuk kanë forcë, ide dhe vizion që ta çojnë Maqedoninë në këto struktura. Hyrja në BE dhe NATO do të thotë bashkim dhe siguri më e madhe”, deklaroi Georgievski.

Ndërsa lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski, theksoi se ky koalicion ka zgjidhje edhe për shpërnguljen e të rinjve nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat