Rikonstruohet autostrada Negotinë – Demir Kapi, pesë milionë euro investim

Maqedonia

Rikonstruohet autostrada Negotinë – Demir Kapi, pesë milionë euro investim

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 17:37
Asfaltimi i rrugeve

Me investim prej 5 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, do të rikonstruohet autostrada Negotinë – Demir Kapi. Do të përfshihen 8 km, në të dy drejtimet në pjesët më të dëmtuara ku është i v[shtirësuar qarkullimi.

“Sot kemi kryer inspektim në punët ndërtimore të rikonstruimit të autostradës nga Negotina deri në Demir Kapi. Rikonstruimi zhvillohet në pjesët më të dëmtuara të kësaj autostrade me gjatësi prej 8 km, ose 16 në të dy drejtimet. Ky investim do të kushtojë 5 milionë euro, ndërsa do të mbarojë për 18 muaj”, deklaroi Vllado Misajllovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Qarkullimi gjatë ditëve të punës do të zhvillohet përmes rrugës së vjetër Negotinë – Demir Kapi, ndërsa drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Aleksandar Stojanov, porositi pjesëmarrësit në qarkullim të jenë të durueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat