Ish-ministri thirrje shqiptarëve: Mos votoni me inate

Maqedonia

Ish-ministri thirrje shqiptarëve: Mos votoni me inate

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 07:09
Abedin Zymberi

Ish-deputeti Abedin Zymberi, i ka bërë thirrje shqiptarëve që me 11 dhjetor të mos votohet me inate apo me imponime partiake.

“Nëse doni të keni ardhmëri të mirë, nëse doni të keni paqë dhe perspektivë për vete, fëmijët tuaj, përkombin tuaj veproni sot, nëse doni të detyroni partit politike të i pastrojnë strukturat prej njerëzve të ligë dhe të ofrojnë njerëz të mirë, me kuadro të fortë, me djem të guximshëm duhet ti merrni këto këshilla, e vetmja formulë është kjo: sëpaku deri ditën e zgjedhjeve të dalësh jasht lëkurës partiake, të mos bish pre e manipulimit partiak, të zgjedhësh kandidatin i cili është më i mirë intelektualisht, moralisht, të jet person me të kaluar të pastër, person që ka lën donjë shenjë pozitive në të kaluarën, person që ka familje të shëndoshë, person që ka gjyshër dhe prind të shëndoshë. Mos votoni me inate ose me imponime partiake, mos e shitni votën, mos lejoni që dikush me votën tuaj të bëjnë pazare, aj që ju a blen votën shum leht mund të jau shet për interes personal apo partiak. Mos votoni pa i menduar mirë gjitha këto që i thash më lartë. Ju lutem dënoni ato që shajnë, ofendojnë, nënçmojnë, dënoni ata që ju vëjnë çmim, dënoni ata që ju gënjejnë. Nuk jeni të vetëdijshën se sa e fort, sa e fuqishme është vota juaj. Uroj sinqerisht të fitoj më i miri. Suksese dhe dhashtë zoti që kto zgjedhje të jenë nisma e ndryshimeve për të mirën e gjith qytetarëve në Maqedoni e sidomos e Shqiptarëve”, ka shkruar Zymberi në “Facebook”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat