Stoimenova: Do t’i kthejmë paratë e vjedhura tek qytetarët

Maqedonia

Stoimenova: Do t’i kthejmë paratë e vjedhura tek qytetarët

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:05
Vesna Stoimenova

Vesna Stoimenova, bartëse e listës së deputetëve në njësinë zgjedhore numër 3, nga “Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi”, sot para qytetarëve të Kriva Pallankës tha se do të kthejnë parat e vjedhura nga qytetarët dhe se do të formojë fond për mbështetje të të rinjëve me 2% nga buxheti i shtetit.

“Fotografitë çdokund janë të ngjashme, njerëzit kanë jetë të vështirë, ndërsa të rinjtë po na ikin. Ky regjim jo vetëm që i vjedh parat, por po i largon edhe të rinjtë. Nuk ka punësime, qytetarët nuk mund të paguajnë faturat”, tha mes tjerash Stoimenova.

Ajo tha se si përgjigje ndaj papunësisë do të fokusohen në hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe do të krijojnë kushte për investitorë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat