Komunat shqiptare krijojnë rrjet komunal

Maqedonia

Komunat shqiptare krijojnë rrjet komunal

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:05
Kryetarët e Tiranës, Preshevës, Prishtinës, Tetovës dhe Ulqinit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva do të fillojnë shkëmbimin e përvojave në urbanizëm, inovacion, mjedis, kulturë dhe investim.

“Filloi takimi i rrjetit te Komunave Shqiptare. Ringjalljen e këtij rrjeti e patem si ide me Erionin qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Edhe mediat në Shqipëri kanë raportuar se kryetaret e 5 bashkive më të mëdha ku jetojnë shqiptarët në rajon, u mblodhën në Tiranë në takimin e parë të Konferencës së Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon.

Siç kishte bërë me dije disa javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj priti homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmeti, atë të Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe atë të Tetovës, Teuta Arifi.

Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit do të zgjasë 2 ditë ndërsa në përfundim të saj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis 5 bashkive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat