Milloshoski: Pas përfundimit të autostradës Kërçovë-Ohër do të fillojmë me Kërçovë-Gostivar

Maqedonia

Milloshoski: Pas përfundimit të autostradës Kërçovë-Ohër do të fillojmë me Kërçovë-Gostivar

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:54
Antonio Milloshoski

Bartësi i listës së deputetëve në njësinë e 5 zgjedhore nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, sot ka qëndruar në Kërçovë dhe ka prezentuar platformën e partisë së tij.

“Sot me kënaqësi do të prezentojmë projektet e reja në Kërçovë. Së pari do të përfundojmë me autostradën Kërçovë-Ohër pastaj do të fillojmë me autostradën Kërçovë-Gostivar. Në ndërkohë do të sanojmë edhe rrugën Kërçovë-Dibër me çka qyteti do të marr epitetin udhëkryq i vertetë. Gjithashtu mendojmë të ndërtojmë edhe dy çerdhe në Kërçovë”, tha mes tjerash Milloshoski.

Ai para kërçovarëve prezentoi edhe shumë projekte tjera si salla sportive dhe stacione për pastrim të lumenjve të cilat Kërçovën do ta bëjnë siç tha ai qytet evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat