Menduh Thaçi me lutje të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë

Maqedonia

Menduh Thaçi me lutje të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 21:56
Mehduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Mehduh Thaçi, u ka drejtuar lutje të vecantë shqiptarëve të Maqedonisë, duke u kërkuar që të votojnë për këdo tjetër, përvec për Ali Ahmetin dhe Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Shqiptarët mund të votojnë për këto tjetër, por lus shqiptarët të mos votojnë për Ali Ahmetin. Kjo për shkak se kjo votë në fund do të përkthehet si votë opozitare. Po nuk e bëmë këtë gjë, do të na ndihmojnë ndërkombëtarët që ta bëjmë! Sistemi zgjedhor është aq i keq në Maqedoni, që votat e partive të vogla, po nuk shkuan direkt në PDSH, automatikisht e nxjerrin në epërsi BDI-në”.

“Jam i sigurt që Ahmeti do ti humb zgjedhjet. Unë them votojeni këdo, vetëm vota duhet të jete kundër vazhdimësisë se qeverisjes së Ahmetit dhe Gruevskit. Nuk diskutohet qeverisja me një person që është në të gjitha pikat e zeza të aleatëve tonë”.

Ai ka deklaruar se do të angazhohen fuqishëm që ta mbrojnë votën e qytetarit, në mënyrë që BDI-së të mos i lejohet manipulimi me to, dhe vazhdimi i qeverisjes në Maqedoni.

“Data e zgjedhjeve është shtyrë tri herë për arsye të mospërmbushjes së kushteve për organizimin e zgjedhjeve. Mendoj që pozita nuk është aq e cmendur që të rrezikojë që bashkësia ndërkombëtare pas mbajtjes së zgjedhjeve të thotë që ato nuk kanë qenë të suksesshme. Por ne nuk do të rrimë duarkryq dhe do të kujdesemi edhe vet që zgjedhjet të ecin sic duhet. Por ne po ashtu u kemi ofruar mundësinë partive të vogla që në vendet ku ato duan të përdorin monitoruesit tanë për të ruajtur votat e tyre. Pushteti e di që nuk mund ta prekë votën e Partisë Demokratike Shqiptare, por unë i kam bërë thirrje që të mos gabojnë të prekin votat e partive të vogla”.

“Ne me partinë e Ali Ahmetit kemi qenë disa herë buzë greminës. Mbahen mend konfliktet fizike mes funksionarëve të lartë të dy partive tona. Ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë politikën, mes tyre është Ali Ahmeti. Fjala e rëndë provokon konfliktin, që mund të përfundojë në tragjedi”.

“Ahmeti i korruptuar 0.01 për qind më pak se Gruevski. Nuk mund të bëjë koalicion me BDI-në e Ali Ahmetin. As minimumin e shpresës nuk e kam se nëpërmjet Ali Ahmetit përmirësohet gjendja. Jo likuidim politik për Ali Ahmetin. Por, nëse PDSH-ja fiton zgjedhjet, takimin e parë që bëjë është të takohem me Ali Ahmetin, jo të bëj koalicion, por së paku të bashkëveproj për disa çështje me interesa kombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat