“Rilindje me Besë”: Do t’ua kthejmë vlerat dhe mirëqenien shqiptarëve (Video)

Maqedonia

“Rilindje me Besë”: Do t’ua kthejmë vlerat dhe mirëqenien shqiptarëve (Video)

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 20:50
Foto

Koalicioni “Rilindje me Besë” kanë qëndruar në Manastir ku kanë shpalosur platformën e tyre politike. Kandidati për deputetë nga ky qytet Afrim Amzai si dhe bartësi i listës në zonën pesë Arben Labënishti kërkuan përkrahjen, pasi që sipas tyre, Lëvizja Besa dhe RDK është opsioni që i kthen dinjitetin dhe mirëqenien shqiptarëve.

Anëtari i kësaj partie Arianit Hoxha theksoi se rikthimi i vlerave shqiptare do të ndodhë më 11 dhjetor, kur shqiptarët do të votojnë Lëvizjen Besa.

“E di se në Manastir ballafaqoheni me një egërsirë të paparë nga ana e OBRM-PDUKM-së ku edhe filloi ta shkatërrojë edhe shtëpinë alfabetit. Atë shtëpi që është simbol i rrugëtimit që ka filluar Lëvizja Besa”, u shpreh Arianit Hoxha, nga Lëvizja Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat