Shikoni sa para kanë harxhuar partitë politike në Maqedoni për zgjedhjet e kaluara

Maqedonia

Shikoni sa para kanë harxhuar partitë politike në Maqedoni për zgjedhjet e kaluara

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 13:41
Ilustrim

Partitë politike dhe financimi i tyre në kohë zgjedhjesh mbetet si një enigmë e pa zgjidhur deri tani, dhe për këtë ka dyshime të mëdha nga sistemi gjyqësor dhe faktori ndërkombëtar në Maqedoni.

Sipas portali Nova, partitë politike gjatë ciklit të fundit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më saktësisht në vitin 2014 partitë kanë harxhuar shuma të majme të parave për të financuar fushatën e tyre.

Këto janë shumat e harxhuara:
-OBRM-PDUKM ka harxhuar: 1.455.755 euro
-BDI ka harxhuar: 696.000 euro
-LSDM ka harxhuar: 136.000 euro
-OQM ka harxhuar: 16.000 euro
-PDSH ka harxhuar: 6200 euro

Image

Partitë, sipas ligjit, duhet të harxhojnë 110 denarë për një votues në Njësi zgjedhore. Raportet për harxhimet në fushatë, partitë duhet që t’i paraqesin para KSHZ-së, Entin shtetëror për revizion, Drejtoria për antikorrupsion dhe deri tek Kuvendi i Maqedonisë.

Raporti i parashtruar nga partitë duhet të përmbajë: Informacione për donatorët, shumë e dhuruar, datën e marrjes së donacionit dhe mënyrën e harxhimit të tyre. Raporti duhet të dorëzohet në ditën e 11 të fushatës dhe një ditë para fundit të fushatës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat