Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi: Maqedonia në NATO me emrin kushtetues

Maqedonia

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi: Maqedonia në NATO me emrin kushtetues

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 21:24
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, i përbërë nga disa grupime politike, e ka filluar fushatën zgjedhore në Shkup.

Sllogani i tyre është ”Nuk frikësohemi, regjimi do të bjerë’. Pavle Trajanovi i Lidhjes Demokratike tha se kjo parti e ka treguar patriotizmin e saj qysh në vitet e 90-ta.

Para qytetarëve, Trajanovi i prezantoi masat ekonomike për stabilitet ekonomik të vendit, pengimin e migrimit dhe uljen e varfërisë.

Koalicioni u zotua se do t’u jepë përparësi nënave të reja dhe grave intelektuale, përmes kandidates së tyre, Vesna Stoimenovska.

Edhe Jove Kekenovski nga FRODEM tha se koalicioni ka obligime të qarta dhe plane për të ardhmen që nuk u kanë pëlqyer LSDM-së e OBRM-PDUKM-së.

Koalicioni premton çbllokim të integrimeve euroatlantike, duke bërë të ditur se Maqedonia do të jetë në këto integrime me emrin kushtetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat