KSHZ-ja heq dorë nga organizimi i zgjedhjeve në disa kryeqytete të botës

Maqedonia

KSHZ-ja heq dorë nga organizimi i zgjedhjeve në disa kryeqytete të botës

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) bëri të ditur se në Tokio, New Delhi, Athinë, Astana, Kairo, Kiev, Talin dhe Tel Aviv, nuk do të organizohen zgjedhje.

Edhe pse votuesit janë paraqitur në kohë të rregullt në përfaqësitë diplomatike-konzullare, numri i tyre është shumë i vogël – më pak se 10 votues. Ky vendim vjen sipas Ligjit për zgjedhje.

Qytetarët që janë paraqitur për votim në këto përfaqësi, mund të votojnë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat