Komisioni ad-hoc për ndjekjen e mediave në Maqedoni nuk do e përcjell punën e portaleve

Maqedonia

Komisioni ad-hoc për ndjekjen e mediave në Maqedoni nuk do e përcjell punën e portaleve

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 18:41
Anëtarët e Komisionit ad-hoc për ndjekjen e mediave

Anëtarët e Komisionit ad-hoc për ndjekjen e mediave në mbledhjen e sotme vendosën se nuk janë të urdhëruar për vëzhgimin e portaleve.

Një ankesë të këtillë kishte dorëzuar LSDM-ja për shkak se disa portale kanë thyer nenin 69 të Kodit Zgjedhor, i cili rregullohet me vajtjen e fushatës zgjedhore.

Anëtarët e Komisionit, siç edhe deri tani po ashtu edhe në të ardhmen nuk do të vlerësojnë dhe vëzhgojnë punën e portaleve. Këtë vendim Komisioni e solli me shumicë votash, ku tre anëtarë votuan pro ndërsa dy kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat