Ndahen çmimet e fotografive më të mira në Maqedoni me temë “Vala e refugjatëve”

Maqedonia

Ndahen çmimet e fotografive më të mira në Maqedoni me temë “Vala e refugjatëve”

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 18:11
Pamje nga ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fotografitë më të mira në Maqedoni

Fotoreporterët Maja Zletevska nga “Dnevnik”, Ognen Teofilovski nga “Vest” dhe Gjorgji Liçovski nga “Dua të them” janë fituesit e çmimeve për fotografi më të mira me temë “Vala e refugjatëve në 2015” nga konkursi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Çmimet u ndanë mbrëmë në Muzeun e Maqedonisë, ku edhe ishte vendosur ekspozita me 50 fotografi më të mira nga konkursi.

Fotografitë tregonin përvojat e refugjatëve të cilët kërkonin azil, ndërsa në shpallje ishin paraqitur mbi 20 fotoreporterë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat