Ja sa para do të harxhojnë komunat e Maqedonisë për zbukurimet e Vitit të Ri

Maqedonia

Ja sa para do të harxhojnë komunat e Maqedonisë për zbukurimet e Vitit të Ri

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 12:33
Ilustrim

Vjen Viti i Ri, periudha kur qytetarët e Maqedonisë harxhojnë shuma të konsiderueshme për të parave për të kaluar festën e ndërrimit të viteve.

Për dallim nga qytetarët, institucionet bëjnë edhe më shumë harxhime, për të zbukuar rrugët, ndërtesat dhe pse jo edhe qendrën.

Bashkia e Shkupit ka ndarë 200.000 euro për zbukuruar kryeqytetin.

Komuna e Manastirit dhe e Strumicës do të harxhojnë nga 35.000 euro.

Komuna e Kisella Vodës do të harxhojë 27.500 euro.

Komuna e Gjevgjelisë dhe Tetovës do të harxhojnë nga 19.500 euro.

Komuna e Ohrit do të harxhojë 19.000 euro.

Komuna e Gazi Babës do të harxhojë 13.700 euro.

Për festat e Vitit të Ri më pak do të harxhojë komuna e Shën Nikollës, edhe atë 4.800.

Këto zbukurime nëpër rrugë dhe objekte do të qëndrojnë deri në fillimin e motmotit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat