OBRM-PDUKM-ja në vizitë pune në Bavari të Gjermanisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja në vizitë pune në Bavari të Gjermanisë

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 17:40
Ilustrim

Delegacion i OBRM-PDUKM-së i udhëhequr nga kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, sot dhe nesër do të realizojnë takim pune në krahinën gjermane në Bavari.

Së bashku me Gruevskin, do të jenë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, Aleksandar Nikollovski dhe Vllatko Gjorçev të cilët do të kenë takime me përfaqësues të biznesit nga krahina e Bavarisë.

Për gjatë këtyre takimeve do të flitet për mundësitë e përforcimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Bavarinë, e cila është krahina më e pasur e Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat