Heritage: Obama të bëjë shtypje ndaj Greqisë për zhbllokimin e Maqedonisë drejt NATO-s

Maqedonia

Heritage: Obama të bëjë shtypje ndaj Greqisë për zhbllokimin e Maqedonisë drejt NATO-s

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 11:20
Udhëheqës i Fondacionit konservator Heritage

Luke Coffey dhe Daniel Kochis, analistë amerikan, udhëheqës të Fondacionit konservator Heritage, ka bërë thirrje deri te kryetari tashmë në dorëzim të postit, Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Greqi t’i bëjë presion ndaj këtij vendi që më në fund të lejojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Obama do të mbërrijë në Greqi më 15 nëntor, e cila do të jetë vizita e tij e parë në këtë vend dhe do të jetë pjesë e turneut të lamtumirës së kryetarit amerikan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është koha për të bërë shtypje. Në vizitën e tij të parë në Greqi, kryetari Obama mund të ngrejë disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë edhe mbështetjen që Greqia ka dhënë për flotën ruse ushtarake dhe bllokimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO. SHBA duhet të paraqesë argumentet për Maqedoninë. Sjellja e kokëfortësisë së Greqisë në lidhje me kontestin e emrit, si dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga politika e saj, ka ndikuar në zgjerimin e NATO-s. SHBA duhet të inkurajojë Greqinë që të lejojë Maqedoninë të hyjë në NATO në bazë të dispozitave të Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995’, shkruan Kofi Kochis në analizën e publikuar nga Fondacioni Heritage.

Teksti shpjegon kontestin grek me emrin e Republikës së Maqedonisë si dhe si ka ndikuar që Greqia të bllokojë integrimin e Maqedonisë. Heritage shpjegoi se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, por Greqia në minutën e fundit vendosi të vërë veton e zgjerimit të samitit në Bukuresht në vitin 2008. Në dhjetor 2011, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjykoi se vetoja greke është një shkelje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995. Pavarësisht nga kjo, Greqia vazhdon të bllokojë pranimin e Maqedonisë, duke dëmtuar Aleancën, shkruan Kofi dhe Kochis ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat