Maqedonia merr pjesë në tregun turistik botëror në Londër

Maqedonia

Maqedonia merr pjesë në tregun turistik botëror në Londër

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 21:23
Ilustrim

Republika e Maqedonisë, përmes Agjencisë për Promovimin e Turizmit, mori pjesë në tregun turistik (VTM) në Londër, ku të pranishmëve u ofruan arkeologji, kulturë, turizëm klasik rural, pjesë të traditës dhe ngjarje tjera siç janë karnevalet.

Agjencive turistike të huaja u ofrohen subvencione për sjelljen e mysafirëve të huaj nga VTM-ja me qëllim që të realizohen më shumë kontakte me blerës potencial.

“VTM nuk është manifestim komercial në të cilin bëhen marrëveshje për promovime, por bursë e vërtetë të cilën çdo vend e shfaq dhe e ofron atë për të cilën beson se do t’i tërheqë blerësit”, theksuan nga Agjencia për Promovim të Turizmit.

Maqedonia prej vitit 2009 ka shënuar rritje të turizmit prej 13%, ku vizitorët më të shpeshtë janë nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat