Inspektorët e Manastirit, mungojnë në punë pa arsye dhe vazhdojnë të marrin rrogë

Maqedonia

Inspektorët e Manastirit, mungojnë në punë pa arsye dhe vazhdojnë të marrin rrogë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 20:59
Ilustrim

Policia e Manastirit ka ngritur padi penale kundër K.A (31) nga Manastiri dhe L.M (54) nga Resnja, dytë të punësuar si inspektorë në Inspektoriatin Shtetëror të Tregut, për shkak të falsifikimit të evidencës.

I dyshuari i parë në vitin 2015 mungoi në punë 26 ditë pa arsye, ndërsa në listën e prezencës është evidentuar si i pranishëm. Gjatë kësaj periudhe ai kishte udhëtuar jashtë vendit, ndërsa të tjerët janë nënshkruar për atë se ka qenë i pranishëm, me çka ka bërë falsifikim të evidentimit.

I dyshuari i dytë si punëtorë përgjegjës për shënimin e evidentimit, ai këtë punë e ka lënë tek punëtorët tjerë të cilët kanë nënshkruar edhe për atë sikur të jetë i pranishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat