Bogoevski: Nuk planifikoj të anëtarësohem në LSDM

Maqedonia

Bogoevski: Nuk planifikoj të anëtarësohem në LSDM

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 22:56
Pavle Bogoevski

Aktivisti Civil, Pavle Bogoevski, i cili gjendet në listën e kandidatëve në Njësinë e parë zgjedhore, ku LSDM dje i publikoi, sot nga fshati Stajkovcë tha se nuk planifikon të anëtarësohet në këtë parti.

Bogoevski tha se është është në listën e LSDM-së pikërisht sepse ata besojnë në opsionin politik dhe se ajo parti ka vendosur të shkojë me koalicion më të gjerë të mundshëm krahasuar me partitë tjera, të cilat, siç vuri në dukje, veprojnë jashtë regjimit.

Bogoevski, i cili ishte një nga anëtarët më të ekspozuar të Revolucionit Laraman, vlerëson se vendimi që të jetë në një Listë për deputet, nuk sjell dëm për organizatat e shoqërisë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat