‘Kujdes, Dime Spasov në rrugë’

Maqedonia

‘Kujdes, Dime Spasov në rrugë’

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 19:48
Dime Spasov

Lidhur me lajmin për aksidentin që pësoi ministri Dime Spasov, gjatë fundjavës në Shtip është zhvilluar një aksion gueril, ku ironizohet aksidenti i Spasovit.

Në ditët e fundjavës në disa lagje në Shtip është zhvilluar një aksion gueril, gjegjësisht janë vendosur shenja të improvizuara rrugore me përmbajtje ‘Kujdes, Dime Spasov në rrugë’.

Shenjat janë vendosur në qendër të qytetit, përgjatë lumit Otinjë në shtratin e lumit Bregallnica dhe në parkun e lagjes 8 nëntori.

Kohëve të fundit është zhvilluar një seri e madhe akuzash ndaj LSDM-së, MPB-së dhe Dime Spasovit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat