Dimitriev: Nga fondi kinez kemi në dispozicion 500 milionë euro

Maqedonia

Dimitriev: Nga fondi kinez kemi në dispozicion 500 milionë euro

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 14:27
Dimitriev

Prej kur kryeministri kinez Keçijang Lee, në takimin e djeshëm në samitin e Republikës Popullore të Kinës me 16 vende nga Evropa qendrore dhe lindore, njoftoi krijim të fondit për Evropën qendrore dhe lindore, përmes të cilit do të menaxhohen burimet në kuadër të formatit “16+1”, sot kryetari i qeverisë së Maqedonisë së bashku me zv.kryeministrin për çështje evropiane Vlladimir Peshevski, mbajtën mbledhje me përfaqësues të këtij fondi.

Dimitriev dhe Peshevski në këtë takim deklaruan maksimum 500 milionë euro janë në dispozicion të Maqedonisë nga ky fond.

Buxheti i plotë i fondit kinez, për evropën do të vendoset në Minhen të Gjermanisë, i cili thuhet se do të arrijë deri 500 milionë euro për investime, para se gjithash në infrastrukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat