LSDM: Furrat e Jugohromit u ndalën, 720 persona mbetën në rrugë

Maqedonia

LSDM: Furrat e Jugohromit u ndalën, 720 persona mbetën në rrugë

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 15:22
Peçe Mireçevski

LSDM-ja ka akuzuar qeverinë se pasi zgjedhin një problem, krijojnë tjetër të ri, duke i’u referuar të punësuarëve në fabrikën Jugohrom, të cilët për momentin janë pa punë.

“Nga kombinati njoftuan se problemi është shkaktuar për shkak të mosefikasitetit të institucioneve kompetente shtetërore. Në vend se të vendosin filtra dhe fabrika të vazhdojë të punojë sipas standateve, ata kanë pritur më shumë se njëzet muaj që t’u lëshohet leja për ndërtim. Përgjegjësinë se pse gjithë ato muaj Jugohromi ka ndotur ajrin dhe pse të punësuarit kanë mbetur pa punë duhet ta mbajë qeveria dhe askush tjetër”, tha Peçe Mirçevski, kryetar i Komisionit për Mjedis Jetësorë i LSDM-së.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria duhet të japë përgjigje se kush dhe pse e pengoi procedurën e Jugohromit dhe menjëherë të ndihmojë të gjenjë zgjidhje të punësuarit të cilët janë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat