Gruevski: Populli do të vendos mes atyre që japin premtime të rreme dhe atyre që kanë program

Maqedonia

Gruevski: Populli do të vendos mes atyre që japin premtime të rreme dhe atyre që kanë program

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 16:49
Nikolla Gruevski

Në këto zgjedhje, qytetarët do të vendosin mes atyre që japin premtime të rreme dhe joreale dhe atyre që kanë program dhe parime mbi të cilat përmbahen, sot theksoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

Në konferencën për shtyp të sotme, në të cilën paralajmëroi furnizim të pajisjes së re mjekësore në vlerë prej 33 milion eurove, Gruevski tha se kanë program dhe parime mbi të cilat përmbahen.

Sipas tij edhe ajo që është realizuar në vitet e kaluaea është garanci se do të realizojnë shumë më tepër.

‘Për këtë vizioni ynë është rruga për progres. Rruga e përbashkët për Maqedoninë tonë’, ka deklaruar Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat